Burrat pelqejne femrat me forma ,jo ato te thata dhe estravagante

Jeni shumë në ankth për provën e rrobave të banjos? Mos u shqetësoni shumë. Në modë këtë vit më shumë se kurrë është gruaja me forma të bollshme dhe jo gruaja e thatë.

81% e burrave janë të bindur se “pak tule” më shumë josh më tepër dhe është me sexy. Jo më kot gjoksi i bollshëm, vithjet e mbushura dhe lëkura e butë janë karakteristikat e ikonave të përjetshme të bukurisë femërore pas të cilave të gjithë burrat nuk rezistojnë dot si mbretëresha e burlesque Dita Von Teese (e vlerësuar nga 69% e burrave), Monica Belluçi (63%) dhe Rossella Brescia (59%).

Janë këto rezultatet e një sondazhi të fundit të bërë mes burrave. Në këtë sondazh janë përfshirë 1200 meshkuj të moshës 25- 55 vjeç për të kuptuar se cilat janë karakteristikat që ata pëlqejnë tek partneret e tyre.

Rezultati nuk lë aspak dyshim: gratë shumë elegante dhe të dobëta nuk janë simbol i bukurisë femërore për ta. Gruaja që është e ekzagjeruar në elegancën e saj duket mashkullore dhe agresive dhe nuk është aspak sexy.

Një partnere “më e butë”, madje me forma të plota, mjafton që të jetë joshëse dhe provokuese është shumë e preferuar nga meshkujt.Sipas psikologëve tipologjia mesdhetare e gruas, me gjoks dhe vithje të hedhura, që di të ironizojë dhe jo të jetë agresive është shumë e vlerësuar nga meshkujt.

Pra me pak fjalë burrat duan një femër të vërtetë, që di të shprehë feminilitet me trupin e saj, të jetë inteligjente dhe të mos bëjë shumë si “dive”.

Një tjetër aspekt që nuk pëlqejnë burrat është të jetë “shumë e ndrojtur” dhe “shumë e guximshme”. E para karakterizon një person që është shumë i pasigurtë në vetvete dhe tjetra një grua që tenton të jetë më kot ekstravagante dhe pa imagjinatë.