Burrat më të lëkundur se gratë në momentet e vështira

Kanceri, i njohur si sëmundja e shekullit, konstatohet se rrezikon seriozisht mënyrën e jetës dhe martesën e çifteve.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën italiane “Corriere della Sera”, studiuesit amerikanë për një periudhë kohore pesëvjeçare (2001-2006) kanë analizuar mesataren e divorceve të 515 të sëmurëve me tumor në kokë.

Rastet kur njëri nga bashkëshortët  sëmuret me kancer mesatarja e martesave të cilat përfundojnë me ndarje është afërsisht 12 %. Studiuesit vëzhguan se kur sëmuren veçanërisht gratë, përbën një faktor shumë më serioz risku sa i përket së ardhmes në çift.

Në rastet kur sëmuret burri, në çiftet e martuara mesatarja e divorceve është vetëm 3 %. Studiuesit pohuan  se në rastet e sëmurjes së gruas kjo mesatare rritet shtatë herë, duke shkuar në 21 %.

Mesatarja e përpjekjeve për të mbrojtur lidhjen bashkëshortore kur çiftet mundohen ta kalojnë këtë situatë të vështirë, tek çiftet  të cilët kanë shumë vite bashkë është shumë më e vogël në krahasim me çiftet e tjera.
Studiuesit theksuan se divorci dhe periudha e kurimit ndikon negativisht tek marrëdhënia bashkëshortore.

Për çiftet që përballen me një gjendje të tillë, sociologët këshillojnë marrjen e një ndihme profesionale  dhe të flasin me njëri-tjetrin rreth frikës, shpresave dhe kërkesave të tyre.