Buka e zezë ul rrezikun nga kanceri

Nëse konsumoni bukë të zezë apo thekre, rreziku i prekjes nga kanceri i zorrës së trashë ulet me tre herë. Shkencëtarët nga ana tjetër nuk kanë parë asnjë shenjë të uljes së rrezikut nga konsumimi i shumë frutave apo perimeve.

Kërkimi është realizuar nga Imperial College London dhe Universiteti i Leeds.

Konsumimi i bukës së zezë për mbrojtjen nga sëmundjet e zorrës së trashë është rekomanduar që prej vitit 1960.