Brokoli, karota, spinaq dhe boronica kundër verbimit

Sipas specialistëve, konsumimi i brokolit, spinaqit, karotës dhe boronicave, të cilat janë të pasura me lëndën luteinë, minimizon rrezikun e sëmundjes së “njollës së verdhë” që bëhet shkak i verbimit në moshë të thyer.

“Njolla e verdhë” është një njollë e shfaqur në pjesën e syrit dhe shkakton verbim tek pacienti në një moshë më të thyer.Me rritjen e jetëgjatësisë së njeriut është rritur dhe mundësia e shfaqjes së sëmundjes në çdo vend të botës. Sëmundja radhitet në vend të tretë pas kataraktit dhe glokomës.

Nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër

Sëmundja nuk ka lidhje me zhvillimin e ekonomik të një vendi dhe shfaqet në përmasa të ngjashme në të gjitha vendet e botës, të pasura apo të varfra qofshin ato. Me rritjen e popullsisë së moshuar është shtuar dhe rreziku i shfaqjes në mesatare të lartë të sëmundjes së “njollës së verdhë”.

Mesatarja e shfaqjes pas moshë 65-vjeçare është 10-30 %.

Specialistët nënvizojnë faktin që sëmundja shfaqet më shpesh pas moshës 65-vjeçare. Njerëzit kanë dëshirë të jetojnë gjatë por bashkë me plakjen rritet dhe risku i përballjes me probleme të tilla. Nëse sëmundja nuk kurohet atëherë mund të përballemi me verbimin e pacientit brenda një kohe të shkurtër. Tek 40% e të sëmurëve, e njëjta sëmundje shfaqet edhe tek syri tjetër brenda 5-vjetëve.

Mundësia e shfaqjes së “njollës së verdhë” rritet dhe nga obeziteti, ushqyerja e gabuar, ekspozimi i tepërt ndaj dritës dhe diellit, presion i lartë gjaku, cigarja, ajri i ndotur, trashëgimia gjenetike. Shenja më e theksuar e sëmundjes është pakësimi i mprehtësisë së shikimit, shikimi i shtrembët i objekteve dhe humbja e ngjyrave.

Pacientëve iu shfaqen në formë të shtrembër objekte të gjata dhe të drejta si minaret, obeliskët apo kullat, i shohin gjërat të shoqëruar me një tym etj. Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes është shumë i rëndësishëm  dhe nëse shfaqen shqetësime të tilla i sëmuri duhet të vizitohet menjëherë tek mjeku okulist. Duhet nënvizuar dhe një here rëndësia e qëndrimit larg cigares, ushqyerjes së gabuar dhe diellit.

Konsumimi i produkteve të pasura me luteinë, me ngjyruesin natyral që gjendet tek bimët, ndikon pozitivisht në mbrojtjen e pacientit nga sëmundja. Sepse me anë të lëndës luteinë mund të ruhet dendësia e makulës dhe kështu krijohen barriera mbrojtëse në sy. Prandaj konsumimi i bollshëm i frutave dhe zarzavateve të pasura me lëndën luteinë si spinaqi, brokoli, karota dhe boronicat pakëson rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Pas moshës 50-vjeçare duhet të përvetësohet stili i ushqyerjes vegjetariane