Borziloku antibiotiku natyral që pastron gjakun dhe shkatërron kolesterolin

 Borziloku antibiotiku natyral që pastron gjakun dhe shkatërron kolesterolinEkzistojnë shumë arsye pse borzilokun duhet ta shtoni më shpesh në ushqim. Borziloku (lat. Ocimum basilicum) është bimë aromatike, kryesisht me gjethe të gjelbra.

Antioksidues i fortë

Borziloku posedon përbërës të fortë antioksidues. Antioksiduesit prej tij, që janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm, e mbrojnë trupin nga radikalët e lirë, parandalojnë plakjen e qelizave dhe shfaqjen e disa kacereve. Parandalon oksidimin e kolesterolit, duke mbrojtur zemrën dhe enët e gjakut.

I shkëlqyeshëm në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut

Në borzilok ka shumë vitamina B6 dhe magnez. Vitamina B6 parandalon grumbullimin e substancës së rrezikshme homocisteinës, ndërsa magnezi nxit forcimin e sistemit kardiovaskular, që ndikon kundër infarktit. Duke relaksuar muskujt dhe enët e gjakut përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrezikun nga aritmia.

Antibiotik natyral

Sipas studimeve të fundit, vaji i borzilokut ndikon mirë në sistemin imun. Marrë parasysh se gjethet e tij posedojnë antioksidues, mund të përdoren edhe për shërimin e infeksioneve bakteriale.