nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeDita e Dasmes Bizhutë e dasmësnë Dita e Dasmes Nëse e keni zgjedhur fustanin e nusërisë, është koha të mendosh për aksesorët; cilat buzhu do t’i shkonin modelit të fustanit, flokëve dhe tipit tuaj. E dimë që bizhutë me diamante, perla apo punime të tjera të bukura janë gjithmonë joshëse, por specialistët e modës sugjerojnë të mos teprohet me ngarkesën e stolive në ditën tuaj më të bukur. Ja 4 hapa të thjeshtë si të gjesh bizhunë e duhur; 1- Përshtasni bizhunë me fustanin Fustan i bardhë: Ngjyra e arit mund të krijojë një kontrast të bukur me ndriçimin e të bardhës. Ne sugjerojmë perla dhe platin. Fustan i bardhë- argjend: Kjo ngjyrë shkon me bizhu ari dhe argjendi (ose ar me perla). Fustan pana: Kjo hije e butë që e lehtëson të bardhën në disa versione ngjyrash, nga roza tek e verdha, zbukurohet me bizhuteri ari për të nxjerrë në pah ngjyrën e butë. 2-Mos harroni dekoltenë tuaj Fustani bust: Për të qenë e veçantë hiqni dorë nga gjerdani dhe përqendrohuni tek një palë vëthë të mëdhenj. Mund të jenë kristal, ose gurë të çmuar ose me ndonjë lule që shkon me buqetën tuaj. Mos i lini vetëm vëthët, por vendosni një byzylyk. Fustan me jakë V: Ky stil lutet për dekorimin e dekoltesë. Një zinxhir i hollë me një varëse të thjeshtë është një mënyrë elegante, ose perla që sjell bukuri klasike. Varësja mund të shoqërohet me vëthët e saj Fustan i mbyllur në qafë: Me këtë model të lidhur rreth qafës sugjerojmë bizhu në flokë dhe vetëm një palë vëthë kristal ose me gurë të çmuar. Sugjerim nga Penelope: Varsja N3189 (15,000 All) –> Argjend 925, Perle e kultivuar, Kubik zirkoni 3-Përdor bizhutë e përjetshme Kur je në dyshim, mendo rregullin bazik: Bizhutë e përjetshme; një palë vëthë diamant me një gjerdan të sofistikuar, perla ose një varëse diamanti. 4-Bëhu vetvetja! Kuptoni se zgjedhja e bizhuve është reflektimi i dëshirës suaj të brendshme. Dashurohuni me pamjen tuaj dhe zgjidhni atë që ju keni më për zemër. Çdo aksesor do të jetë në funksion të shkëlqimit tuaj të garantuar sepse jeni nusja! PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …