Bizhut e nuses

Bizhut e nuses ne diten e dasmes kane nje rendesi te vecante, sepse pervcse e bejne nusen te shkelqejne, jane te lidhura edhe me traditen.

Bizhut e nuses, duhet te zgjidhen sipas stilit te fustanit por pa e tepruar. Nje fustan nusesh ne stil te thjeshte mund te pasurohet me nje varese te dukshme, por e njejta varese do te dukej e tepruar me nje fustan te dekoruar.

Diamantet qendrojne si gjithmone zgjedhja e duhur per cdo tip fustani. Ne kete rast edhe vathet, nese nuk jane shume te tepruar duhet te kombinohen me se miri me modelin e flokeve./ikub/

Kur dilema kthehet mes floririt te verdhe dhe atij te bardhe, me mire gjykoni sipas shijeve tuaja, i pari eshte nje klasik, ndersa tjetri eshte me shume i preferuar nga nuset e reja.

Perlat, zakonisht jane te lidhura  me nje steriotip femrash pak ne moshe, por dine edhe te dhurojne nje pamje te vecante asaj qe e mban. Nese fustani do te ishte i dekoruar apo i qendisur me ngjyra, mund te synoni per perla ne te njejten ngjyre, per nje nuse ndryshe, mbi nje fustan te bardhe, perlat gri jane perfekte.

Perla si vath mund te jene interesant edhe ne versionin e varur. Evitoni ne cdo rast oren dhe unazen e fejeses sepse duart duhet te jene gati per te pritur unazen e marteses./ikub/