Bisedoni, mos u grindni

Çdo lidhje dashurie pas një periudhe të caktuar bie në krizë dhe pastaj është e nevojshme të ringjallet romanca.

Ekspertët konsiderojnë që dashuria është e dënuar të dështojë nëse nuk ka komunikim mes partnerëve, prandaj është e domosdoshme që çiftet gjithmonë të marrin vendime bashkë dhe të bisedojnë.

Josh Klapow, ekspert për lidhje nga Universiteti Alabama në Birmingham, ka ofruar disa këshilla se si ta përballoni krizën në lidhje, bëjnë të ditur mediet britanike.

Caktoni një qëllim
Bisedoni për atë çka dëshironi dhe jeni të qartë. Dilni në darkë, por zgjidhni restorantin në të cilin ju dhe partneri juaj mund të kënaqeni me ushqimin tuaj të preferuar.

Mos i përmendni grindjet e vjetra
Kur diskutoni apo grindeni lehtë mundohuni të diskutoni vetëm për temën për të cilën keni hyrë në diskutim. Mos ia rikujtoni njëri-tjetrit grindjet e vjetra, sepse kjo nuk çon askund. Nëse vëreni që ju apo partneri juaj “ka dalë” nga tema, përpiquni të ktheheni në temë dhe të flisni vetëm për temën për të cilën keni hyrë në diskutim.

Bisedoni kur keni kohë të dy
Marrja vendimeve është gati e pamundshme kur një partner është i lodhur, i uritur apo duke nxituar. Para se ta lëshoni veten në bisedë, përkujdesuni që të dy të keni kohë të mjaftueshme që të jeni në disponim të flisni për atë temë. Nëse njëri nga ju nuk mund të flasë në atë moment, shtyjeni këtë për një herë tjetër, sepse në të kundërtën vetëm mund të nxisni grindje të panevojshme.

Kompromisi duhet të ekzistojë
Për të funksionuar lidhja duhet të ekzistojë kompromisi. Nëse hyni në diskutim vetëm për të dalë si fitues do ta lëndoni partnerin dhe nuk do t’i sillni asgjë të mirë lidhjes suaj të dashurisë. Prandaj, gjithmonë të keni kujdes për ndjenjat e partnerit dhe mundohuni të gjeni kompromis.

Puthja festuese
Çdo vendim të marrë bashkë dhe diskutim i cili nuk ka përfunduar me grindje festojeni të paktën me një përqafim dhe puthje festuese.