Bëjeni për vete për vetëm dhjetë sekonda

Afroju atij në bar dhe thuaji me një zë seksi: “Tung, a e je i lirë?”

– Bëj lëvizje senzuale me dorë, duke e puthur atë njëkohësisht me një puthje të njomë, vetëm sa për t’ia bërë të ditur se çka je në gjendje të bësh.

– Disi si rastësisht lëshoje para tij letërnjoftimin tënd, vetëm sa për ta parë ai se je e moshës madhore.

– Vish një bluzë shtatzënësie dhe thuaji: “Ne vishemi për punën që e duam, apo jo?”

– Fyej gjithçka që ka të bëjë me të, në mënyrë që ai të mendojë se je më e mirë se ai. Kjo do ta ndezë shumë atë.

– Tregoji atij se cilat janë këngët tua të preferuara, e më pas thuaji se mundesh t’ia këndosh ndonjërën, po të dojë.

– Disa meshkuj eksitohen edhe nga gjëra të tilla të çuditshme, p.sh. nga femrat që janë alergjike në kikirikë.

– Fillo që të dënesësh dhe qashë pa kontroll ashtu, papritmas, duke refuzuar që të shpjegosh. Meshkujve u pëlqejnë misteret.

– Nëse të ofron pije, mos e refuzo, por ama mos u bëj edhe e tillë që të mendojë se mezi e ke pritur këtë. Bëju paksa indiferente.

– Kërko nga ai që të ta huazojë telefonin, e më pas fshija të gjitha numrat e tjerë, përpos atij tëndit. Mund të zemërohet për momentin, por më vonë do t’i vijë mirë.