Baza e konturimit, të cilin secila mund ta pushtojë

Aplikimi i grimit është punë individuale e secilës femër, që do të thotë se secila prej tyre ka preferencat e veta dhe mënyrat, me të cilat bëhet më pak, apo më shumë e suksesshme.

Mirëpo, aplikimi i grimit ka disa rregulla të caktuara, të cilat nëse i respektoni mund të japin rezultate të shkëlqyeshme. Me siguri e keni dëgjuar, e ndoshta edhe provuar konturimin e fytyrës me grim, që për shumicën paraqet fantashkencë. Prandaj, ju dërgojmë në botën e konturimit, të cilën secili person duhet ta pushtojë. Kur ta bëni këtë njëherë, aplikimi i grimit do të jetë i shpejtë dhe me efekt, transmeton gazeta Kosova Sot.

KORREKTOR PËR FYTYRË

Nëse korrektorin e përdorni vetëm për të mbuluar mangësitë e fytyrës, shembull qeskat e errëta, në fakt nuk e përdorni potencialin e plotë që dhuron. Në fakt, ai mund të shërbejë për theksimin e linjave natyrale të fytyrës. Provoni ta aplikoni në vendet e treguara në fotografi në shtresë të hollë.

“HIGHLIGHTER” PËR FYTYRË

Kohëve të fundit ky prodhim është shumë popullor, që edhe nuk është pa arsye. Në fakt, lëkurës ai i dhuron shkëlqimin natyral që shpeshherë i mungon. I dhuron atë dukjen e bukur natyrale dhe jo shumë theksim me shkëlqim. Aplikojeni si në fotografi dhe dallimi do të jetë i pabesueshëm.

Image
PUDRA MË E ERRËT PËR FYTYRË OSE PRODHIMI PËR KONTURIM

Dy deri në tri nuanca pudër të lëngshme më të errët për fytyrë e aplikoni në vendet e vlerësuara.

BRONZUES PËR FYTYRË

Nëse lëkura juaj është e rrezitur, gjithsesi në vend të pudrës së errët aplikoni bronzues në vendet e vlerësuara.

BOJËKUQ PËR FYTYRË

Bojëkuqi për fytyrë nuk është diçka e panjohur, të cilin e përdorin shumica e femrave. Nëse e aplikoni si duhet fytyrës i dhuron “ngjyrë”, e cila në mënyrë natyrale i mungon. Aplikojeni në vendet sikurse që janë shfaqur në fotografi.