Balsam i ri me shije të birrës

Hulumtuesit pohojnë se birra, pavarësisht një sasie të caktuar të alkoolit që përmban, mund të ndikojnë në pamjen e meshkujve dhe femrave. Kështu, balsami i ri për buzë, përmban ekstrakt të birrës.

Kompania kaliforniane “Sierra Nevada Brewing Co” në produktin e saj të fundit, ka shtuar ekstraktin e birrës.

Hulumtuesit thonë se ndoshta balsami me birrë ndoshta nuk do t’ju pëlqejë, porse është shumë i dobishëm dhe shërues, sepse rigjeneron lëkurën e buzëve dhe është hidratues.

Ky balsam i pazakontë do të dalë në shitje këtë pranverë, nuk lë njolla, është i pangjyrë dhe mbi të mund të aplikoni buzëkuqin e dëshiruar. /Telegrafi/