Aroma e rozmarinës ju bën më të mençur

Hulumtimi i ri sugjeron që aroma e rozmarinës mund të përmirësojë saktësinë dhe shpejtësinë e kryerjes së detyrave të caktuara mendore.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 20 vullnetarë, të cilët është dashur të kryejnë detyra të ndryshme. Këto detyra janë dizajnuar ashtu që të testojnë shpejtësinë e përpunimit të informatave të reja.  Shpejtësia e përpunimit është matur para edhe pas ekspozimit ndaj aromës së rozmarinës.

Një nga materiet kryesore aktive të rozmarinës është edhe 1.8 cineoli apo eukaliptioli, për të cilin tashmë është vërtetuar që ka fuqi shëruese. Shkencëtarët tek secili pjesëmarrës kanë matur nivelin e 1.8 cineolit në gjak.

Sa më i lartë që ishte niveli i 1.8 cineolit në gjak, pjesëmarrësit kanë treguar rezultate më të mira në teste.

“Kjo hap dyert për hulumtimin e ndikimit të vajrave tjera eterike”, thuhet në deklaratën e udhëheqësit të hulumtimeve, Alan Hirsch.

Pra, a duhet që mjedisin e punës ta mbushim me rozmarinë aromatike?

“Kjo është diçka që mund të bëni nëse dëshironi ta përmirësoni koncentrimin dhe produktivitetin tuaj, por edhe nëse ju pëlqen aroma e rozmarinës”, ka shtuar Hirsch.

Shkencëtarët pohojnë që është e nevojshme të vazhdohet hulumtimi për të përcaktuar mënyrën e saktë se si ndikon rozmarina në sistemin mental.