Antibiotikët shkaktojnë infeksione të ndryshme

Antibiotikët shkaktojnë infeksione të ndryshmeDisa studime të fundit kanë treguar se antibiotikët janë një ndër shkaktarët kryesorë të shumë infektimeve, në mesin e së cilave edhe sëmundjet e ndryshme ët barkut të fëmijët.

Hulumtuesit kanë zbuluar që 71 për qind e infektimeve të fëmijëve amerikanë në moshën 1 deri në 17-vjeçare kanë ndodhur pak kohë pasi që ata kanë marrë antibiotikët.

Shumica e fëmijëve kishin marrë antibiotikë për probleme të ndryshme, si: dhimbja e veshit, sinuset apo problemet me frymëmarrje. Një hulumtim i mëhershëm ka treguar që më shumë se 50 për qind e antibiotikëve, të cilët u përshkruhen fëmijëve, nuk janë të domosdoshëm.

Tashmë është duke u krijuar një program, i cili pretendohet që do të shkurtojë përdorimin e antibiotikëve për 20 për qind, program i cili pritet të shpëtojë shumë para dhe shumë jetë njerëzish.