Anoreksia

Rreth dhjetë milionë gra e një milion burra në SHBA vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet perëndimore, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej saj.

Pamjet e modeleve në revista janë imazhe që ndikojnë mënyrën se si gratë e vajzat shohin veten e tyre. Duke parë këto imazhe të bukurisë, edhe ato duan të duken elegante.

Studimet tregojnë se 80% e vajzave dhe grave amerikane janë të pakënaqura me trupin e tyre. Megjithëse shumë prej tyre nuk preken nga anoreksia.

Anoreksia është një sëmundje psikike dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Njerëzit e prekur prej saj mendojnë se janë mbipeshë edhe nëse kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk hanë dhe e stërmundojnë trupin me ushtrime fizike.

Anoreksia mund të çojë në kequshqyerje, osteoporozë dhe probleme në zemër. Anoreksia mund ta shtyjë pacientin edhe në vdekje të parakohshme ose vetëvrasje.

Toni Saiber e kuptoi se kishte nevojë për ndihmë kur doli nga gjendja e komës e shkaktuar nga anoreksia. Ajo thotë se kur njeriu fillon të bjerë nga pesha, ai/ajo mbushet me një ndjenjë euforie dhe kjo bën të mos ndalet.

Ekspertët thonë se shkaktarë të anoreksisë janë pasiguria apo mungesa e besimit në vetvete, vështirësitë në marrëdhënie me të tjerët si dhe trysnia kulturore.

Anoreksia është e vështirë për t’u trajtuar. Ekspertët thonë se vetëm 25% e pacientëve me anoreksi mund të trajtohen suksesshëm, nëse trajtimi fillon në kohë.

Anoreksia e bulimia, godasin para adoleshencës !

Shqetësimet me ushqyerjen si anoreksia dhe bulimia godasin 1 në 10 vetë para adoleshencës.

Sëmundjet e shfaqura në fëmijëri rëndohen me kalimin e viteve dhe zhvillohen së bashku me zhvillimin e organizmit i cili duhet të zhvillohet më tej.

Këto të dhëna u dhanë sot në spitalin e Niguarda në Milano, ku u inagurua një qendër që merret me këto sëmundje.