Aktivitetet fizike dhe gruri e ruajnë kujtesën

Nëse kohët e fundit ju ka ndodhur që të harroni numrin e telefonit e shokut më të ngushtë apo emrin e aktorit tuaj të preferuar, kjo mund të jetë pasojë e humbjes së përkohshme të kujtesës.

Vështirësitë me kujtesën mund t’i tejkaloni nëse konsumoni ushqime të pasura me vitamina B1, që janë më se të nevojshme në krijimin e energjisë, si dhe funksionimin e drejtë të qelizave nervore.

– Burimet më të pasura me vitamina B1 janë drithërat dhe soja, prandaj është me rëndësi konsumi i tyre. Në drithëra përfshihet edhe gruri, i cili është mjaft i dobishëm për ruajtjen e informacioneve për një kohë të gjatë në tru. Edhe një artikull, i cili ka një ndikim shumë pozitiv për trurin, është qepa.

– Edhe pse shumica e shmangin, qepa në brendinë e saj posedon shumë përbërës shërues. Përshpejton qarkullimin në tru, prandaj sipas mjekëve do të duhej ta konsumonit sa më shpesh. Me një ushqim të shëndoshë edhe nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin do ta mbani nën kontroll, e kjo mbron enët e gjakut jo vetëm ato të trupit, por edhe ato të trurit.