Aksesoret per nuse

Pasi te jeni kujdesur per fustanin, modelin e flokeve, kepucet dhe intimon, nje nuse qe kerkon te jete perfekte duhet te kujdeset edhe per aksesoret.

Dorashka, kapele, bizhuteri dhe pse jo canta! Edhe ky rast ka rregullat e veta baze per cdo aksesore qe nusja do te vendose te mbaje.

Dorashkat

Dorashkat jane nje aksesore shume i bukurper nuse, edhe pse nuk jane te domosdoshme. Etiketa i kerkon te nevojshme ne dasmat formale. Keto duhet te kombinohen me fustanin e nuses, me te njejtin material te tij apo te vellos, ne te njejten ngjyre dhe tonalitet.

Bizhuterite

Rregullat e etiketes keshillojne te mos zbukurohen me bizhuteri, vetem nje pale vathe te cmuar, jo te varur dhe jo shume ndricues, ndersa ne qafe nje fill i arte ose perla te holla. Ne duar apo ne krah per ti zbukuruar ato mund te perdoren aksesore me te njejtin material te fustanit si fjongo apo lule te vogla.

Kapelja

Rregullat e galateos dhe te etikes lejojne te mbani kapele nese ceremonia e dasmes behet ne bashki, ndersa vello mund te vishet per ceremonine ne Kishe. Ne zgjedhjen e kapeles rregulli i pare per te ndjekur eshte se fytyra e nuses duhet te jete e pamje te mire. Kapelja duhet te kombinohet me stilin e fustanit.

Canta

Etika e ndalon nusen te mbaje nje cante, ne duar duhet te mbaje vetem buqeten me lule. Nese nusja kerkon te mbaje nje cante atehere beni kujdes me zgjedhjen e saj./ikub/