A na bën keq masturbimi?

foto (1)Ju ndoshta do t’i shijoni disa minuta kënaqësi, por specialistët thonë se masturbimi i bën keq psikologjisë sonë. Gjithashtu, ju rrezikoni të mos ndieni tërheqje nga femrat që i takoni.

Fatkeqësisht, masturbimi na bën keq. Ky të paktën është ilustrimi i specialistëve të problematikave seksuale tek meshkujt. Ai i bën keq psikologjisë së mashkullit, por jo edhe trupit.
Praktika e vetëkënaqësisë konfirmon në një mënyrë të heshtur ndjenjën e mosefikasitetit për ta realizuar një raport me një partner të vërtetë.
Për dallim prej periudhës kur meshkujt eksitoheshin, duke përdorur fantazi erotike apo duke parë filma pornografik në kinema apo përpara televizionit, në orët e vona të mbrëmjes, tash kanë ndryshuar kohërat.
Në fakt, teknologjia është sofistikuar dhe disa meshkuj, derisa bashkëshortja e tyre fle, sot bëjnë auto-erotikë falë internetit, duke krijuar fantazi të ndryshme. Të njëjtat gjë i bëjnë edhe të rinjtë. Por, në bazë të studimeve të fundit, masturbimi i bën keq trurit.
Masturbimi i bën keq psikologjisë suaj kur ndodh para monitorit të një PC Seksi virtual, zhveshjet online, uebfaqes pornografike, bisedat seksi me uebkamerë, janë duke gjeneruar mijëra njerëz.
Masturbimi i bën keq psikikës kur bëhet përpara monitorit të kompjuterit
Fenomeni i takimeve virtuale dhe seksit social, instalojnë një program neurologjik të impaktit të lartë në tru të mijëra meshkujve të rinj dhe më të rritur në mbarë botën, duke shkaktuar masturbim të vetmuar.
Programet neurologjike që janë në gjendje t’i zëvendësojnë stimujt, fillon nga realiteti i jashtëm, i elaboruar përmes 5 shqisave. Kush masturbon në ‘chat’, rrezikon që të ketë probleme në të ardhmen në arritje të orgazmës.
Nëse dje eksitoheshit përpara një trupi seksi të një femre, prekjes së një trupi, erës, puthjes, dëgjimit, shikimit, sot, nëse nuk e hap një ‘chat’ seksi, duke e vizualizuar erotizmin interaktiv, të paraqitur nga pikselët e ekranit të kompjuterit tuaj, rrezikon ta kalosh një natë pa gjumë, të mbushur me nervozizëm.
Saktësisht: kush mësohet me masturbimin virtual, mund të zhvillojë probleme serioze, deri tek mos ngritja e penisit gjatë eksperiencës me një partnere.
Fatkeqësisht, masturbimi të bën keq ty psikologjikisht, duke të bërë të paaftë që ta marrësh një grua me të cilën mund të bësh seks të shëndetshëm.
Pra, masturbimi përpara kompjuterit është edhe më shkatërrues dhe mund të krijojë pafuqi kronike tek meshkujt dhe derdhje të parakohshme.
Disa mund të thonë kështu: Kriza është afër, para kam pak etj etj, kështu që, për çfarë motivi ta kultivoj një lidhje reale, kur më mjafton ta ndez kompjuterin dhe ta gjej tërë eksitimin e dëshiruar? Të dal në mbrëmje, në kërkim të një preje seksuale, a ia vlen kjo? Ne ju themi po!

Nëse mësoheni me vetëkënaqësi, s’do t’ju tërheq më gruaja

Si do të ndiheshit nëse djali i juaj 12 vjeç mund t’i kalojë deri në 32 orë në javë duke shikuar fotografi apo video pornografike? Nëse ai mësohet të eksitohet me vetëkënaqësi dhe që ju nuk dini asgjë?

A ke pyetur ndonjëherë se si reagon sistemi nervor, që është mësuar të prodhojë testosterone (hormone seksuale), përpara imazheve artificiale të yjeve të seksit, të paraqitura në ekran, në krahasim me atë që mund të ta ofrojë eksitomi përballë trupit të një gruaje apo të fejuare, ndoshta jo e bukur apo seksi sa modelja në filmin pornografik?

Masturbimi nuk e dëmton trupin, por mendjen

Nga stimulimi dhe prodhimi i testosteroneve varen eksitomi dhe dëshira për ta arritur orgazmën dhe ngritjen e penisit.

Kur individi mësohet me stimulimin e hormoneve të tij seksuale, duke qëndruar përpara një videoje, është i paaftë të bëjë diçka me partneren. Ky mekanizëm është pa ndjenja.

Jo rastësisht, shumë meshkuj, pasi të masturbojnë, e ndiejnë një ndjenjë të çuditshme të fajit. Duket sikur e dinë instinktivisht se masturbimi s’i bën mirë shëndetit të tyre…