A ju kanë tradhtuar?

Pa marrë parasysh a jeni martuar tash e disa ditë, apo tash e disa vjet, me siguri se shpresoni të mos i takoni asaj kategorie të njerëzve që tradhtohen nga bashkëshorti gjatë martesës.

Nëse mendoni se tradhtitë i ndodhin dikujt tjetër, duke marrë parasysh statistika – gaboheni.

Pa marrë parasysh nëse martesa juaj është stabile, plot dashuri dhe seks të mirë, mbani mend se është rasti ai që dërgon në mashtrim dhe aferë, e disa studime kanë treguar se madje 45 për qind e çifteve martesore tradhton në një moment të caktuar të martesës.

Autorja e librit “The Monogamy Myth”, mendon se saktësisht 60 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e femrave kanë afera jashtëmartesore. Xhenis Abrahams Spring, autorja e librit “After the Affair”‘, thotë se tradhtia sot godet çdo 2,7 çifte, e që disa prej tyre ia dalin të mbijetojnë për këto arsye:

1.Iu përmbahen këshillave

Disa çifte nuk tradhtojnë sepse u përmbahen premtimeve që ia kanë dhënë njëri-tjetrit. Këta janë njerëz të fjalës dhe nuk duan ta shkelin premtimin e dhënë shkaku i pasionit. Martesa është zgjedhje dhe vendim i dy personave të pjekur, që duhen dhe respektohen, dhe atë e dinë edhe ata vetë.

 2.Përjetojnë seks të shkëlqyeshëm

Jo vetëm se përjetojnë seks të shkëlqyeshëm, por se përjetojnë kënaqësi, pasion dhe argëtim. Shumë çifte nuk tradhtojnë shkaku i kësaj arsye, mundohen të plotësojnë dëshirat e partnerit dhe atëherë kur lodhen, frustrohen dhe bie interesimi. Ata janë kreativë dhje në shtrat gjithnjë kërkojnë ta kënaqin njëri-tjetrin.

3.Kanë shumë aktivitete të përbashkëta

Në çiftet e sinqerta bëjnë pjesë edhe ata që jetojnë një jetë të shpejtë dhe me mjaft aktivitete të përbashkëta. Ata kalojnë shumë kohë kualitative së bashku dhe kanë shumë momente së bashku për t’i kujtuar. Këto momente disi i ruajnë si ngushëllim kur hasin në momente krize dhe pikërisht janë këto momente që nuk i japin mundësinë dikujt tjetër për t’ju shkatërruar martesën.