nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta A janë kancer cistet në gji?në Shëndeti & Dieta Çdo gjë që preket si nyje në cilëndo pjesë t trupit, ose çdo gjë që duket si hije në rëntgen incizimin, në mjekësi quhet tumor. Tumori janë të ndryshme – beninje dhe malinje. Kur bëhet fjalë për gjinjtë, cistet bien në grupin e tumoreve beninje.Ajo paraqet flluskë që mbushet varësisht nga hormonet në vezore. Sipas dr. Mitko Karagjozov, kirurg torako-vaskular në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, si pasojë e stresit, fizikisht dhe psiqikisht, ushqim i pasur me hormone dhe ilaçe të cilat pijen për shkaqe të ndryshme, ndodh çrregullim në tajitje të hormoneve në vezore dhe e gjithë kjo ndikon mbi indin gjëndëror në gji. Si pasojë e kësaj, formohen flluska (ciste) në indin gjëndëror të gjinjve, të cilat mund të jenë individuale ose në grupe me lokacione të ndryshme në njërin gji ose në të dy gjinjtë. Pas stresit Pasi që stresi të kalojë, hormonet nga vezoret do të normalizohen, cistet në gji mund të zhduken, të zvogëlohen ose të mbeten me madhësi të njëjtë. Gjatë stresit të ardhshëm, mund të formohen ciste të këtilla hormonale në gjirin e njëjtë ose në tjetrin, ose cistet ekzistuese të cilat janë zhdukur përsëri të paraqiten. Nëse cisti nuk tërhiqen Nëse cisti nuk është tërhequr dhe ka mbetur të jetojë në gjirin e gruas, atëherë qelizat prej të cilave është ndërtuar muri i gjirit mund të ndryshojnë. Prej qelizave me karakteristika beninje të shndërrohen në qeliza malinje. Simetria dhe ndërtimi i gjirit Të gjitha këto ndryshime hormonale në vezore, me plakjen e gruas sjellin që t dy gjinjtë të kenë ndërtim të ndryshëm. Rrallë ndodh që gruaja të ketë gji me madhësi të njëjtë, e më rrallë me ndërtim të njëjtë. Kjo gjendje nuk është sëmundje, por anatemoi, e cila është e lidhur me gjenetikën dhe gjendjen hormonale të gruas. Vetëkontrolli Periudha më e mirë për vetëkontroll të gjinjve është 5-8. Dita e parë e gjakderdhjes nga cikli menstrual. Nuk është e rëndësishme nëse vetëkontrollin e bëni në pozitë të shtrirë ose në këmbë, rëndësi ka që ta prekni gjithë volumin e gjirit. Nëse prekni diçka që është e ndryshme nga indi i gjirit, nuk duhet menjëherë të alarmoheni. Por nëse të njëjtën e prekni edhe në vetëkontrollin e ardhshëm, pas ciklit menstrual, medoemos të paraqiteni te mjeku kompetent. Ai do t’ju kontrollojë dhe nëse ka nevojë, do të bëjë procedura diagnostike, me të cilat do të zbulojë nëse është fjala për ndryshime hormonale cistike me karakteristika beninje, formacione tumore kompakte, formacione tumore me qeliza të ndryshuara në ndërtimin e tyre ose për karcinomë të paraqitur. Nëse bëni vetëkontroll të rregullt pas ciklit menstrual dhe 1-2 herë në vjet bëni kontroll t mjeku kompetent, mund të flini qetë, pasi që ky ndryshim që është zbuluar me kohë, bile edhe po të jetë fjala për kacer të gjirit, do të thotë 99% shërim. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …