A është xhelozia shenje e dashurisë?

Një xhelozi e përkohshme dhe e pakët pothuajse është e pashmangshme në marrëdhëniet me partner nëse në atë marrëdhënie ka dashuri.

Mirëpo, xhelozia e tepruar dhe ajo kronike janë një ndjenjë shumë e pakëndshme, që posedon forcën për ta shkatërruar shëndetin, shkaktojë dhunë dhe të prishë lidhje apo martesë.

– Dashuria dhe urrejtja janë të përziera në dashuri, prandaj nëse lajmërohet një person i tretë e gjithë dashuria shndërrohet në urrejtje.

Pas xhelozisë patologjike gjithmonë ekziston dëshira e shtuar për kontrollimin apo mbajtjen nën kontroll të partnerit. Këtu thuajse ekziston një rregull: sa më shumë dikush që është ekspozuar xhelozisë, siguria në vete humbet. Por, natyrisht se deri diku edhe xhelozia mund të arsyetohet. Shumë njerëz vërejnë kur diçka nuk është në rregull me ndjenjat e partnerit diçka po ndodh, dyshojnë, e, për fat të keq, shumica nga këto dyshime dalin të jenë të vërteta.

Partneri që ju dashuron dhe e vëren se ju jeni xheloz nuk do të reagojë me tension, por do të ulet dhe shpjegojë se nuk keni arsye për t’u brengosur, ndërsa nga ana tjetër partneri nëse reagon nën tension dhe me zhurmë ndaj xhelozisë apo dyshimeve tuaja, atëherë me atë partner do të keni probleme.