nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta 7 gabimet fatale për tretjennë Shëndeti & Dieta Dhimbja e barkut është një ankesë e zakonshme për shumë njerëz, por që ka një ndikim kryesor në cilësinë e jetës. Sipas Cassandra Barns, dietologe britanike: “Sistemi ynë i tretjes përbëhet nga disa pjesë, ku ndodhin procese të ndryshme të tretjes. Lloje të ndryshme të qelizave krijojnë substanca, duke përfshirë enzimat dhe acidet, të cilat udhëzojnë pjesët e tjera të tretjes të kryejnë procesin”. Por shpesh ne bëjmë disa gabime që janë fatale për tretjen dhe që sjellin problemet me dhimbjet e barkut dhe stomakut. Ngrënia e vazhdueshme Ngrënia e herëpashershme sjell një efekt të dëmshëm të sistemit tonë të tretjes, duke vënë stomakun në një presion të madh. Shona Wilkinson, mjeke dietologe ka shpjeguar: “Nëse ju konsumoni ushqim herë pas here, stomaku nuk do të jetë në gjendje të prodhojë substancën e acidit në stomak, sepse enzimat dhe qelizat kërkojnë kohë për të prodhuar sasinë e nevojshme të acidit”. Përtypja jo e rregullt Procesi i përtypjes është i nevojshëm për të kthyer ushqimin në grimca të vogla. Sipas dietologëve këshillohet që çdo kafshatë të përtypet të paktën 30 herë sepse në këtë mënyrë, stomaku do të kryejë funksionin në mënyrën e duhur. Mungesa e fibrave në ushqime. Fibrat janë komponenti jetik i çdo diete e cila ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Sipas Dr. Marilyn Glenville: “ Fibrat mund të shërbejnë si një antibiotik, duke stimuluar rritjen e baktereve miqësore, të nevojshme për sistemin e tretjes”. Stresi Stresi mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, duke nisur nga dhimbja e kokës deri tek presioni i lartë i gjakut. Por ajo që shfaq më shumë shqetësim është fakti që stresi shkakton fryrje dhe probleme te funksionimit të sistemit të tretjes. Sipas mjekëve nuk duhet të konsumojmë ushqim kur jemi nën stres. Mungesa e ushtrimeve fizike Mungesa e aktiviteteve fizike, rrit ndjeshëm problemet e sistemit të tretjes, shpjegojnë mjekët. Sipas tyre duke lëvizur trupin gjatë ditës, do të stimulohet edhe tretja më e shpejtë e ushqimit, duke mos sjellë rëndime në stomak, apo duke shkaktuar dhimbje barku. Përdorimi i shpeshtë antibiotikëve Antibiotikët janë të nevojshme në luftën kundër infeksioneve, mirëpo ato mund të ndikojnë edhe në zhdukjen e baktereve “ të mira” në zorrë si dhe në pamjaftueshmërinë e prodhimit të laktozës, i nevojshëm për procesin e tretjes. Për këtë arsye këshillohet përdorimin e vitaminave të lehta. Anashkalimi i djegies së stomakut Ndjesia e djegies në stomak në mënyrë të vazhdueshme ka të bëjë me ulçerën. Nëse keni djegie stomaku ju nuk duhet të përdorni alkoolin, kafen, apo salcat pikante, në të kundërt gjendja juaj do të përkeqësohet./tvklan.al PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …