nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta 6-të ushqimet e pasura me karbohidratenë Shëndeti & Dieta Nëse dëshironi të humbni në peshë apo ta mbani nën kontroll peshën që keni, karbohidratet janë gjëja e parë nga çfarë duhet pasur kujdes në ushqim. Ëmbëlsirat, buka dhe makaronat janë armiqtë e linjës vitale, por ekzistojnë edhe ushqime popullore të pasura me karbohidrate dhe mos i anashkaloni, por konsumoni me sasi të moderuar,transmeton gazeta Kosova Sot. Gështenjat Tridhjetë gramë gështenja numërojnë rreth 15 gramë karbohidrate dhe më pak se një gram proteina (e njëjta sasi e kikirikëve dhe bademit kanë rreth gjashtë, e arrat më pak se katër gramë karbohidrate). Nga ana tjetër, gështenjat përmbajnë vetëm 1/3 e kalorive si sasia e njëjtë me fruta me lëvozhgë të fortë. Fiku i thatë Nuk ka kurrfarë dyshimi se fiku është superushqim, përplot me fibra, e janë burim me vlerë për bakër, kalium, mangan dhe vitamina B. Por kur e thani, fiku është përplot me karbohidrate. Nëse hani vetëm gjashtë fiq të thatë keni konsumuar më shumë se tridhjetë gramë karbohidrate. Biskotat nga thekra Shumica i konsumojnë në vend të bukës dhe mendojnë se mund ta konsumojnë në sasi të pakufizuar, por kjo është mashtrim. Tridhjetë gramë biskota nga thekra përmbajnë rreth 23 gramë karbohidrate. Plus, këto karbohidrate nga kokrra e grurit, prandaj biskotat nga thekra kanë vlerë të madhe ushqyese. Biskotat pa sheqer Biskotat që nuk përmbajnë sheqer përmbajnë sasi më të vogël të karbohidrateve nga biskotat me sheqer – tri biskota nga çokollata pa sheqer përmbajnë rreth 20 gramë karbohidrate, e tri biskota me sheqer përmbajnë rreth 28 gramë karbohidrate. Fasulja e konservuar Fasulja është përplot me karbohidrate dhe fibra,e po ashtu edhe proteina. Por, fasulja e konservuar në shumicën e rasteve përmban shumë sheqer shtesë, rreth 12 gramë në gjysmë gotë, e për femra sugjerohet të mos konsumojnë më shumë se 24 gramë sheqer në ditë. Lëngu i kumbullave të thata Nëse kumbullat e thata i lini në ujë gjatë natës do të fitoni një lëng përplot me fibra, vitamina C, K, B6 dhe B3, por dy decilitra lëng nga kumbullat e thata përmbajnë edhe 45 gramë karbohidrate. Mirëpo, sheqeri natyral në këtë lëng është më i shëndetshëm se ëmbëltuesit artificial që gjenden në shumë lëngje. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …