6 ilaçe shtëpiake kundër kollës

Jeni lodhur e mërzitur nga kolla gjatë gjithë dimrit? Por, edhe për kollën ka ilaç, madje natyral. Porsa t’i ndieni simptomat e para të kollës, shërojeni me këto përgatitje shtëpiake që jua paraqesim më poshtë

SHURUP NGA MJALTI

Mjalti e zbut fytin dhe ndihmon në eliminimin e viruseve dhe baktereve Përbërësit: Lëng i 1 limoni 1 lugë mjaltë (25 gr) 1 lugë vaj kokosi (15 gr) Përgatitja: Së pari, shtrydhni lëngun nga limoni dhe e vendosni në një enë. Më pas, shtoni mjaltin dhe vajin e kokosit. Përzieni mirë dhe pini dy herë në ditë.

ÇAJI NGA BIMA ANIS

Me shijen e saj që lë gjurmë, anisi është një ilaç shtëpiak, që trajton dhimbjet në fyt dhe kollën Përbërësit: 2 lugë fara anisi (20 gr) 1 gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Së pari, bluani farat e anisit dhe i hidhni në një enë. Pastaj, shtoni ujin dhe e vloni, për 15 minuta. E hiqni nga pllaka dhe e lini të qëndrojë edhe për 5 minuta. E përzieni para se ta pini, mund t’i shtoni edhe mjaltë.

SUPË ME QEPË

Sikurse dhe hudhra, qepa është antiseptik i mirë, kundër kollës, gripit dhe ftohjeve Përbërësit: 2 litra ujë 1 kg qepë 8 lugë mjaltë (200 gr) 2 gota sheqer (400 gr) Përgatitja: Së pari, hidheni ujin në një enë dhe e vloni. Më pas, qëroni dhe nxirrni lëngun nga qepët. Më pas, shtoni qepët, mjaltin dhe sheqerin në ujin tashmë të vluar. Më pas, i zieni bashkë edhe për 15 minuta dhe e hiqni nga pllaka. E lini të ftohet, e përzieni dhe e ruani në një gotë apo shishe me kapak. Merrni nga tri lugë në ditë.

SUPË ME SHEQER DHE HUDHËR

Hudhra është një antiseptik i shkëlqyeshëm që ju ndihmon kundër kollës Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml) 2 thelpinj hudhër 3 lugë sheqer (30 gr) Përgatitja: Së pari, qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe i shtypni. Së dyti, ujin e derdhni në një enë dhe e ngrohni me hudhrën dhe sheqerin. Pastaj, e lini të vlojë për 15 minuta dhe e hiqni nga pllaka. Kur të jetë ftohur, e konsumoni.

ÇAJ NGA FIKU

Ky fryt i shijshëm ka veti të shumta shëruese dhe ofron vlera të larta ushqyese Përbërësit: 3 fikë 1 gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Së pari, qëroni fikun dhe nxirrni brendësinë. Më pas, e vendosni në një enë me ujë dhe e zini për 10 minuta. Në fund, e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë për 5 minuta. E përzieni dhe e pini sa më të nxehtë që mundni.

ÇAJ ME KANELLË DHE XHENXHEFIL

Të dy përbërësit njihen për shijet e tyre unike. Ky kombinim ju sjell ilaçin kundër kollës Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml) 1 lugë xhenxhefil të bluar (10 gr) Kanellë pluhur (10 gr) 1 lugë thelpinj hudhër (10 gr) 1 lugë mjaltë (25 gr) Përgatitja: Së pari e vloni ujin. Kur ta ketë arritur pikën e vlimit, shtoni xhenxhefilin, kanellën dhe thelpinjtë e hudhrës. Më pas, le të zihen edhe për 15 minuta, më pas e hiqni nga pllaka. E mbuloni dhe i shtoni mjaltin. E pini në mëngjes dhe mbrëmje.