5-së arsye të shkëlqyeshme që ta konsumoni kafenë

Turke apo kapuçino? Nuk ka rëndësi, vetëm nëse përmban kafeinë. Kafeja në fakt e ka pushtuar simpatinë e nutricistëve, të cilët kohët e fundit nuk ndalojnë së lavdëruari kafenë.

Mjekët dhe nutricistët ishin ata që thoshin gjithçka jo të mirë për kafenë, por tashmë theksojnë se kafeja është e mirë për shëndetin.

 Ja pesë arsyet pse duhet ta konsumoni kafenë:

 1.E zvogëlon depresionin te femrat

Studimi më i ri, i kryer në universitetin e Harvardit, tregon se femrat, të cilat rregullisht konsumojnë kafe me kafeinë, 20% më pak ka gjasa se do të vuajnë nga depresioni në krahasim me ato femra që nuk e konsumojnë. Me këtë pajtohet edhe hulumtimi se konsumimi i kafesë e zvogëlon shkallën e vetëvrasjeve.

 2.E zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës te meshkujt

Edhe një studim tjetër, që vjen nga universiteti i Harvardit, tregon se ata meshkuj të cilët konsumojnë më shumë se gjashtë filxhanë me kafe për 60% janë më pak të rrezikuar se do t’u zhvillohet forma më e rrezikshme e kancerit të prostatës. Njëkohësisht, për 20% kanë më pak gjasa se do t’u formohet ndonjë lloj kanceri i prostatës në krahasim me personat që nuk e konsumojnë atë.

 3.Mbron nga zhvillimi i kancerit në kokë dhe qafë

Studimi i kryer në universitetin Juta tregon se personat që brenda ditës konsumojnë më shumë se gjashtë filxhanë kafe, për 39% janë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit në fyt, gojë dhe qafë. Konsumi i rregullt i kafesë ndërlidhet edhe me zvogëlimin e rrezikut të kancerit në tru, pastaj nga zhvillimi i kancerit në zorrën e trashë, mëlçi dhe cirrozë.

 4.Mbron nga sëmundja e Alzhaimerit

Disa studime e kanë vërtetuar ndikimin e kafeinës në tru. Eksperimentet në minj kanë treguar se kafeina në masë të madhe e zvogëlon abnormalitetin e proteinave që ndërlidhen me sëmundjen e Alzhaimerit. Te minjtë, të cilët kanë treguar simptoma të sëmundjes së Alzhaimerit, kafeina kishte ngadalësuar dhe kishte nxitur ripërtëritjen e qelizave të trurit, thuhet në raportin “Alzheimer’s Disease Research Centre” në Florida.

5.Mbron nga diabeti

Studime të shumta tregojnë se kafeja mbron nga zhvillimi i diabetit, tipi 2, edhe pse mekanizmi i tillë mbrojtës për ekspertët ende nuk është i qartë. “Archives of Internal Medicine” thekson analizën e cila ka treguar se njerëzit të cilët brenda ditës kanë konsumuar tre deri katër filxhanë me kafe brenda ditës, 25% më pak preken nga diabeti, tipi 2, në krahasim me ata persona që konsumojnë më pak se dy filxhanë kafe brenda ditës.