5 ngjyrat e pranverës në thonjet tuaj

Bashkë me shumë trende të tjera të bukurisë dhe fashion-it, edhe tendencat e thonjve ndryshojnë nga njëra stinë në tjetrën. Këtë pranverë janë propozuar 5 ngjyra në thonj që do t’i shihni gjithandej. Mësoni cilat janë:

Si gjithmonë, ngjyrat pastel janë një zgjidhje e duhur për pranverën. Kjo ngjyrë e trëndafiltë është një prej trendeve të freskëta e të ëmbla të stinës.

Edhe pse kjo hije jargavani duket e errët, ajo do të vazhdojë të jetë e pranishme këtë pranverë. Është e përkryer për të gjitha ato që nuk i pëlqejnë thonjtë e shndritshëm.

Besojeni, nuanca e pjeshkës këtë pranverë do të jetë një prej trendeve më të mëdha.

Po kështu, edhe ngjyrat metalike nuk do të jenë më pak të përdorura, megjithatë këtë pranverë bronzi do të mbizotërojë me nuancat e tij.

 

 

Tonet e rozës së errët janë perfekte sidomos për ditët me shi të pranverës. Një zgjedhje e zgjuar.