4 elemente qe e bejne terheqese nje femer

Dr. Paul Dobransky, psikolog dhe ekspert i mardhenieve, eshte i mendimit se ne pese minutat e para ato qe e terheqin me shume nje mashkull eshte bukuria fizike.

Nese do te hyme me thelle ne analizen e profesorit amerikan, do te kuptojme se cdo mashkull, ne fakt ka guston e tij dhe secili eshte i terhequr nga aspekte apo detaje te vecanta te nje femre.

Ne keto momente, thote profesor Paul Dobransky, nuk behet fjale per personalitet, inteligjence, karriere, apo cfardo lloj elementi tjeter themelor, por vetem per sex appeal.

Nje buzeqeshje, nje veshje e bukur, mund te jene te mjaftueshme per te bere nje vlersim, por nje sondazh i bere me nje numur te madh e meshkujsh, dhe i organizuar nga sit-i BettyConfidential.com, ka nxjerre perfundime gati surprize.

Ja cilat jane kater faktoret me kryesore qe e terheqin me shume nje mashkull drejt femres:

1. Floket
Sipas ketyre rezultateve, jane floket ato qe terheqin me shume meshkujt.

2. Syte dhe fytyra
Pas flokeve jane syte dhe linja e fytyres, ato qe veprojne me shume tek interesi mashkullor.

3. Trupi
Ne kundershtim me ate qe pritej, trupi renditet ne vendin e trete te elementeve terheqes.

4. Stili
Duket se ky element ka kaluar ne plan te dyte.
Menyra e te ecurit, te atmosferes qe krijon, sic duket i shpetojne vemendjes akute mashkullore./ikub/