10 gjera qe i deshiron nje femer

1. Besimi.Nje nder gjerat me te rendesishme per nje femer qe ajo e kerkon te nje mashkull eshte besimi.

Besimi eshte mbret. Ju duhet te tregoni sa me shume vetebesim te nje femer, sepse kjo gje le shume pershtypje te mire te femrat.

2. Ambicioz.

Te gjithe meshkujt mendojne qe femrat jane te interesuara vetem ne para. Kjo eshte nje marrezi. Mund te jene vetem nje grup i femrave, por jo te gjitha.

Femrat me shume jane te fokusuara ne meshkuj qe kane karriere te suksesshme, per suksesin qe ata tregojne ne punen e tyre. Kur ata kane nje angazhim profesional, pune te forte dhe te suksesshme, atehere ai behet nje partner i persosur.

3. Sens te humorit

Kur femrat jane duke e kerkuar mashkullin e tyre te jetes, nje nder gjerat kryesore eshte qe mashkulli i tyre te kete sens per humor. Ne dime se sa me zbavites te jemi, aq me shume na duan njerezit, prandaj femrat e kerkojne kete gje te mashkulli.

4. Pasioni

Pasioni eshte njera nder 10 gjerat qe femra i deshiron. Arsyeja duhet te jete shume e qarte. Nese nje grua eshte duke menduar qe te shpenzoje kohe per ju qe aventura te jete sa me eksituese, me nje perkushtim shume te madh qe lidhja te kete sukses, atehere ajo e deshiron ne djale me shume pasion. eshte shume ne rregull nese ju keni pasion per ekipin tuaj te futbollit, por femrat deshirojne qe po ate pasion ta shfaqni edhe per to.

5. Te jete i zgjuar

Shume femra deshirojne qe i dashuri i tyre te jete i bukur, seksi dhe i zgjuar. Kjo edhe mund te jete frustuese per disa meshkuj, por me mire eshte qe ju te tregoheni sa me te zgjuar dhe te matur me te dashuren tuaj sesa te jeni i bukur.

6. Te qenit i shoqerueshem

Nje femer deshiron qe i dashuri i saj te jete ne gjendje te kryeje nje bisede te mirefillte me shoqerine e saj. Femrat duan qe mashkulli i tyre t’i perket nje shoqerie te larte sociale. Ato nuk e duan mashkullin qe hesht, duan qe i dashuri i tyre te kete nje jete sociale.

7. Shkathtesi komunikuese

Shume shpesh femrat ngacmohen ne lidhje me kapacitetin e tyre per bisede.
Meshkujt edhe injorojne ndonjehere deshirat e femrave, apo menyren se si ato flasin per problemet qe i shqetesojne, dhe shpeshhere nuk ua varin veshin bisedave te tyre. Ndonjehere femra ka nevoje te degjohet nga ju. Mashkulli duhet t’i tregoje te dashures se tij se ka kapacitet ta degjoje ate se per çfare ajo ka nevoje. Prandaj ju duhet te beheni me te degjueshem.

8. Pozitiviteti

Nje nder 10 gjerat qe ferma i deshiron eshte edhe pozitiviteti. Femrat nuk e duan cinizmin dhe sarkazmin. Sepse cinizmi dhe sarkazma ka vendin e vet,por te jesh i njejti gjate gjithe kohes eshte rraskapitese. Ne anen tjeter, duke qene ne pranine e nje personi qe ka opinion pozitiv per jete, kjo mund edhe t’i sjelle energji pozitive nje femre. Nje person optimist i ben te tjeret te ndihen mire. Optimizmi mund te jete ngjites dhe frymezues, prandaj ne ju rekomandojme te jeni sa me optimist me te dashuren tuaj.

9. Dukja

Femrat per nga natyra deshirojne te kujdesen me shume per pamjen e tyre te jashtme. Keshtu qe ato do te ndiheshin me mire sikur edhe i dashuri i tyre te kujdeset me shume per veten. Prandaj mundohuni te pakten te jeni te paster, te vishni rroba te pastra, sepse per nje femer ka shume rendesi.

10. Pavaresia

Nje grua deshiron qe mashkulli i tyre mund te kujdeset per veten e tij. Ato duan qe i dashuri i tyre te jete i afte dhe i pavarur per te marre vendime, te jete ne gjendje ta paguaje qirane e tij dhe te dije te pergatite nje darke. Perkunder asaj qe ju mendoni, asnje femer nuk deshiron te behet “nena” e te dashurit. Nje nder gjerat me te rendesishme per nje lidhje eshte qe mashkulli duhet te dije te jete zot i vetes.