“Sex & the City”, tani edhe parfum

Edhe pse u bënë vite që ky serial ka përfunduar, “Sex and the City” mbetet në top listën e preferencave të femrave

Ky fakt frymëzoi drejtuesit e kanalit HBO që në bashkëpunim me një kompani të njohur parfumesh, të lancojnë dy parfume:

“Sex and the City” dhe “Sex and the City by Night”.

Prodhuesit thonë se parfumet të kujtojnë serialin, pasi janë aromat që përdornin protagonistet Carrie, Samantha, Miranda dhe Charlotte.Pra, aromat që simbolizojnë magjepsen e përjetshme që ky serial u ka shkaktuar teleshikueseve.Koleksioni përfshin përveç aromave, edhe disa dhurata për dush.Në Amerikë parfumi ka dalë në qarkullim dhe mund të blihet edhe nëpërmjet internetit. Ndërsa në Europë do të vijë në fillim të 2012-ës.