‘Peeling’ me acid salicilik

Kombinimet me acid salicilik ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, ndërkohë paralelisht ringjallin aftësinë natyrale të lëkurës për rigjenerim.

Acidi salicilik ndodhet në gjendje natyrale në lëvozhgën e shelgut, të mështeknës dhe në gjethet e fierit.

Përdorimi: në të gjitha llojet e lëkurës dhe veçanërisht në lëkura me puçrra.

Efekte të padëshirueshme: shkaktohet një rrjepje e lehtë. Më mirë të shmangen tek njerëz me alergji ndaj tij (nëse jeni alergjik ndaj aspirinës), nga alergjitë në përgjithësi por edhe nga ata që shfaqin me lehtësi ekzemë. /Telegrafi/